Komuniteti në dorën tuaj!

Menaxhoni ndërtesat dhe pronat me një platformë që standardizon administrimin dhe unifikon të gjithë proceset në një sistem të vetëm pune.

Rreth Komunitetit

Prej vitesh, administrimi i pronave në Shqipëri është mbështetur në procese manuale, komunikim të fragmentuar dhe teknologji të vjetruara. Komuniteti u krijua për ta ndryshuar këtë. Platforma jonë integron të gjitha funksionet e nevojshme në një sistem të vetëm digjital, duke siguruar standardizim, organizim dhe transparencë.

Lexo më shumë
Procese Manuale

Menaxhimi kryhet nëpërmjet Excel-it, WhatsApp-it dhe dokumenteve të shpërndara, duke rritur rrezikun e gabimeve dhe paqartësive.

Mungesë Historiku

Të dhënat dhe veprimet nuk ruhen në mënyrë të strukturuar, nuk ka gjurmë të qarta për shërbimet, kërkesat dhe vendimet e mëparshme.

Komunikim i Paorganizuar

Informacioni humbet mes telefonatave dhe mesazheve, pa një kanal që siguron komunikim të unifikuar dhe të dokumentuar.

Komuniteti optimizon punën tuaj!

Menaxhoni disa objekte njëkohësisht, ndiqni raportimet teknike, procesoni pagesa dhe ruani dokumentacionin në një panel të vetëm, nga çdo pajisje.

Përvoja më e mirë për rezidentët

Me Komuniteti, rezidentët informohen në kohë reale, marrin shërbime të personalizuara dhe kanë qasje transparente në historikun dhe komunikimet e ndërtesës.

Zgjeroni biznesin tuaj

Me procese të strukturuara dhe automatizim financiar e operativ, Komuniteti ju ndihmon të rriteni në mënyrë të kontrolluar dhe profesionale.

Shërbimet tona

Shërbimet & Funksionalitetet kryesore

Ndjekja e pagesave

Pasqyrë e qartë e faturave, pagesave dhe gjendjes financiare të çdo prone.

Muri i raportimeve (issue tracking)

Raportime të standardizuara nga rezidentët, me status dhe progres të dukshëm deri në zgjidhje.

Komunikim me rezidentët & njoftime

Njoftime brenda aplikacionit, komunikim transparent dhe mesazhe operacionale në kohë reale.

Historik i plotë digjital i ndërtesës

Dokumente, kontrata, aktivitete, raporte, ndërhyrje teknike të ruajtura dhe të aksesueshme në çdo moment.

FAQ – Pyetje të shpeshta

Platforma unifikon komunikimin, raportimet, pagesat, faturat, kontratat dhe menaxhimin e rezidentëve në një sistem të vetëm pune.
Komuniteti mbështet menaxhimin paralel të dhjetëra ndërtesa dhe mijëra njësi banimi në të njejtën kohë nga një panel i vetëm.
Rezidentët shohin fatura, njoftime, pagesa, kontratat, krijojnë raportime si dhe ndërveprojnë direkt me administratorin.
Komuniteti ofron onboarding, udhëzime teknike dhe suport të vazhdueshëm për administratorët dhe kompanitë.